KONTRATA
Kontrata e paketave te udhetimit
1.KUPTIMI “PAKETE TURISTIKE” DHE TE DREJTAT E SHITJES SE TYRE
TERMAT DHE KUSHTET
1.Hyrje
1.1. Agjensia “LUX TRAVEL AGENCY” e cila ushtron aktivitetin e saj prej vitit 2018 në fushën e turizmit, në baze te bashkëpunimit me operatorë te ndryshëm brenda dhe jashtë vendit e emërtuar më tej “Agjensia”, me nr. NIPT: L81630005A me adresë: Rruga “Pjeter Buid” P Reis Xh Selfo, kati 0, me numër telefoni: 00355694301620, adresë emaili: luxtravela@gmail.com , Numër emergjence telefoni: 00355694301620.
- Përkufizime
2.1. ‘Kontrata’ Cdo individ i konsideruar nga kodi civil si i vetedijshem ( mosha + 18 vjecare ) me rezervimin online ose prane zyres tone me adresen e lartpermendur, automatikisht ka firmosur nje marreveshje duke qene pale me agjensine per te perfituar paketen turistike ose akomodimin ne Hotel, Vile apo Krociere kundrejt pageses se percaktuar gjitheperfshirese per sherbimin e rezervuar.
2.2. ‘Paketë udhëtimi’ është shërbimi që i siguron udhëtarit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: a) transporti; b) strehimi; c) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë.
2.3. ‘Akomodimi’ nenkupton sherbimin e strehimit te pakten nje nate, te ofruar nga agjensia per secilin klient ne destiancione te ndryshme ne bote ne struktura pritese si psh Hotel, Hostel, Vile, Apartament, Krocere apo njesi te tjera te ngjashme me keto.
2.4. ‘Rezervimi’, porositja nga ana e klientit te një pakete turistike apo te nje akomodimi te ofruar nga ana e Agjensisë apo nga ana e nje tjeter operatori turistik, duke e zhvendosur agjensine nga organizatori i sherbimit ne nje agjent shites.
2.5. ‘Afatet’ jane limitet kohore qe organizatori i sherbimit vendos per rezervim, pagese, ndryshim parametrash dhe anullim te sherbimit te rezervuar duke pranuar kushtet e operatorit apo te agjentit shites. LUX TRAVEL AGENCY nuk eshte pergjegjes per limitet kohore apo permbajtjen penaliteteve qe lidhen me afatet, pasi keto rrjedhin automatikisht nga origjina e sherbimit psh: Menaxhimi i hotelit, Pronari i viles apo dhe vete operatori organizator i sherbimit. Agjensia eshte pergjegjese para ligjit dhe klientit vetem ne rastet kur ajo nuk percjell paraprakisht ne momentint e rezervimit tek secili klient afatet dhe permbajtjen e tyre te percaktuar nga furnitori i sherbimit (operator turistik, menaxhimi i hotelit, pronar vile-apartamenti etj).
2.6. ‘Penalitetet’ vijne si pasoje e mospermbushjes nga ana e klientit te njeres nga kushtet baze te rezervimit qe jane: a- mosparaqitja fizike ne oraret dhe/ose datat e paracaktuara ne rezervim. b- transferimi i sherbimit nga personi i parashikuar ne rezervim ne nje person te trete jashte afateve te percaktuara ne termat dhe kushtet e rezervimit. c- ndryshimet ne parametrat e rezervimit ( numri i neteve te qendrimit, numri i personave qe marin sherbimin, data e nisjes dhe nderrimi i struktures pritese hotel, vile etj ) jashte afateve te paracaktuara.
2.7. ‘Rimbursimi’ shuma e kthyer nga agjensia si rrjedhojë e mospërmbushjes së marrëveshjes per faj të saj.
2.8. ‘Anullimi’ eshte prishja e kontrates nga ana e njeres ose dy paleve njokohesisht. Me anullimin e rezervimit klienti nuk perfiton dot sherbimin e rezervuar dhe agjensia nuk ofron dot sherbimin e paracaktuar.
2.9. Mënyra e Rezervimit rezervimi kryhet permes faqes tonë të internetit www.luxtravel.al, ose nga agjentet e agjensise duke u paraqitur personalisht në zyrën tone. Cdo rezervim quhet i perfunduar me sukses vetem pasi klienti konfirmon dhe pranon kushtet dhe termat e rezervimit. kushtet dhe termat jane te ndryshme dhe te personalizuara per secilin sherbim, udhetim turistik, hotel apo transport.
2.10. Statusi i rezervimit. Cdo rezervim online ne www.luxtravel.al eshte ne satusin ‘ne kerkese’ ky rezervim percillet menjehere nga agjentet tane tek hoteli (nese eshte akomodim) apo tek operatori (nese eshte pakete turistike) per konfirmim disponibiliteti. Brenda 24 oreve hoteli apo operatori turistik njofton agjensine per konfirmimin ose jo te ketij rezervimi. Pas konfirmimit ose jo te rezervimit agjensia me ane te postes elekronike si dhe nepermjet komunikimit ne telefon njofton klientin per statusin e ri te rezervimit. Menjehere pasi statusi i ri i eshte komunikuar konsumatorit kontrata quhet e lidhur ose e zgjidhur (ne rastin e mos konfirmimit nga operatori organizator).
2.11. ‘Rezervimet e minutes se fundit’ cdo rezervim i minutes se fundit eshte i publikuar si i tille ne faqen www.luxtravel.al dhe komunikohet si i tille prane zyrave tona. Keto rezervime kane karakteristika te vecanta si ne cmim ashtu edhe ne kushte dhe detyrime. Pergjithesisht behet fjale per produktin e akomodimit ne hotele gjate pikut te sezonit turistik.
2.12. ‘ Vendet e fundit ’ organizatori ka te drejte te shesi ose te ofroje vendet e fundit te nje turi apo akomodimi sipas nje procedure te vecante qofte ne cmim ashtu edhe ne kushte. Zakonisht vendet e fundit i ofrohen konsumatorit ne nje kohe shume te afert me nisjen apo fillimin e sherbimit (pakete turistike, akomodim hoteli apo pushime verore/dimerore). Ky fakt ndikon drejte perdrejte ne privimin e konsumatorit nga shume te drejta te cilat ai i ka te rezervuara me poshte per cdo sherbim te ofruar nga agjensia ( te drejtat e anullimit, ndryshimit te rezervimit apo transferimit te tij tek nje i trete).
- Objekti i Kontratës
Bazuar në kushtet e rëna dakord nga palët sipas kësaj kontrate, Agjensia merr përsipër t’i sigurojë klientit shërbimin e mëposhtëm:
3.1. Paketën turistike të përgatitur nga
Agjensia dhe të perzgjedhur nga klienti.
3.2. Pakete turistike e pergatitur nga nje operator i trete
e ofruar nga agjensia dhe e perzgjedhur nga klienti.
3.3. Akomodim ne hotele ne te gjithe boten i ofruar nga agjensia ne baze
te nje mareveshje mes ajgensise dhe hotelit ose mes agjensise dhe nje operatori
nderkombetar i konsideruar si furnitor i licensuar dhe i njohur ne shkalle
nderkombetare
4 Sherbimet turistike te ofruara nga agjensia
4.1. Shpjegues për paketat e udhëtimit
Në ofertat e përgatitura me shkrim janë të përcaktuara:
4.1.1. a) Data e fillimit dhe mbarimit të
udhëtimit; b) çmimi i paketës, shuma ose përqindja e çmimit që
duhet paguar në formën e paradhënies dhe kalendarin për pagesën e shumës së
mbetur; c) destinacioni dhe itinerari; d) mjetet
dhe kategoritë e transportit që do të përdoren; e) tipi i
strehimit, vendndodhja dhe kategoria, hollësitë kryesore dhe klasifikimi
turistik; f) plani i vakteve të ngrënies, nëse
përfshihen; g) kërkesat për pasaportat dhe vizat; h) të
dhëna të përgjithshme për formalitetet shëndetësore të kërkuara për udhëtimin
dhe qëndrimin; i) afatin e fundit për informimin e
konsumatorit, në rast anulimi të paketës së udhëtimit, nëse për zhvillimin e
paketës së këtij udhëtimi kërkohet një numër minimal pjesëmarrësish; j) faktin
nëse kjo ofertë është e detyrueshme për organizatorin apo nëse organizatori
rezervon të drejtën për ta ndryshuar këtë ofertë.
4.1.2. Transporti do të kryhet sipas programit
4.1.3. Akomodimi do të realizohet sipas ofertës
4.2. Shpjegues per akomodimin
LUX TRAVEL AGENCY
ofron sherbim akomodimi ne te gjithe boten (ne hotele, vila, apartamente,
hostele etj). Gjate ofrimit te ketij sherbimi jane qartazi te percaktuar ne
faqen tone online si me poshte;
4.2.1. Emri, adresa e sakte dhe destinacioni i njesise se
akomodimit.
4.2.2. Statusi dhe kategoria zyrtare e struktures pritese (hotel,
vile, apartament etj), si dhe tipi i dhomes se ofruar ( standarte, superiore,
familjare, deluxe, pamje nga deti apo nga toka etj), bashke me llojin e
akomodimit ( mengjes i perfshire, mengjes dhe darke e perfshire, te gjitha
vaktet e perfshira apo all inclusive etj ).
4.2.3. Data e nisjes dhe numri i neteve te qendrimit ne
Strukturen pritese. Gjithashtu eshte teper e rendesishme te listohet numri i te
rriturve dhe femijeve shoqeruar me moshen e sakte te tyre.
4.2.4. Eshte me rendesi te lartpermendim per konsumatorin i cili
rezervon online apo ne zyren tone nepermjet agjenteve te shitjes se cdo
strukture akomodimi (hotel, vile, hostel, apartament e te tjere te ngjashem me
to) ka kushtet dhe termat e saje specifike ne lidhje me akomodimin e klienteve
ne strukturen e tyre. Keto kushte nderkombetare e tejkalojne kontraten dhe
maredheniet juridike mes agjensise dhe kosnumatorit pasi veprojne drejtperdrejt
mbi klientin. Kjo nenkupton se nese nje pike e kushteve te hotelit bie ndesh me
kushtet dhe detyrat e agjensise me konsumatorin, kushtet dhe detyrat e
vendosura nga menaxhimi i struktures (hotel ose operatore nderkombetar), jane
primare dhe jane te parat te cilat do te meren parasysh si kushte thelbesore te
sherbimit (akomodimit).
4.2.5. ‘Oferta e akomodimit te minutes se fundit’ Hoteli apo operatori i huaj ka te drejte te beje here pas here oferta te minutes se fundit te cilat kane kushte te vecanta nga ato te zakonshmet. Keto kushte ndikojne direkt mbi kushtet e anullimit, kushtet e ndryshimit apo ato te tjetersimit. Keto lloj ofertash jane per rezervime ne periudha te caktuara e te shkurtra, kane cmime shume me te lira se ato te kontrates me agjensine, si dhe jane te mundeshme vetem per akomodim ne data te paracaktuara nga menaxhimi i hotelit / operatorit.
4.2.6. ‘Shitja e dhomave te fundit’ keto raste tregojne nje karakteristike te kundert me ate te ofertave te minutes se fundit persa i perket cmimit, por kane kushte te njejta me ato te minutes se fundit. Nuk mund te anullohen, ndryshohen apo transferohen. Hotelet apo furnitoret nderkombetare gjate pikut te sezonit dhomat e fundit te disponueshme i ofron kundrejt nje cmimi me te larte dhe kushte me te rrepta te anullimit, ndryshimit si dhe transferimit te sherbimit ne nje te trete.
- Çmimi
5.1. Çmimi përfundimtar i paketës së
udhëtimit është i vendosur në faturën e lëshuar nga Agjensia.
5.2. Në çmimin përfundimtar janë cilesuar dhe saktesuar lehtesisht sherbimet
e perfshira dhe ato te cilat jane jashte ketij cmimi dmth sherbime me pagese
shtese.
5.4. Çmimi i përcaktuar sipas kësaj kontrate është i
pandryshueshëm, përveç rasteve kur: a) ndryshojnë kostot e transportit apo
lëndëve djegëse, b) ndryshojnë tarifat në porte dhe aeroporte, c) ndryshon
kursi i këmbimit monetar deri në datën e nisjes. Në këto raste ndryshimi i
çmimit do të jetë në proporcion me ndryshimin e kostove të sipërpërmendura.
5.5. Rritja e çmimit pergjithesisht i hoteleve apo vilave ndodh si
pasoje e ndryshimit apo mungeses se disponibilitetit te kategorive te dhomave.
( klienti rezervon dhome standarte, nderkohe hoteli Brenda 48 oreve konfirmon
vetem dhoma superiore te cilat kane cmim me te larte se ai i rezervuar).
Kjo rritje do t’i njoftohet konsumatorit të paktën 10 ditë përpara nisjes në
udhëtim, ose të shumtën dy ditë nga momenti i rezervimit. Klienti ruan te
drejten ne rast mospelqimi te cmimit te anulloje rezervimin pa asnje kosto dhe
pagese te detyruar.
- Kushtet dhe mënyra e pagesës
6.1. Kalendari i pagesës
Udhëtari detyrohet të paguajë 30% të çmimit përfundimtar në momentin e rezervimit pasi ka pranuar termat dhe kushtet e ketij sherbimi, si dhe 70% e mbetur 20 ditë përpara nisjes së udhëtimit.
6.2. Mënyra e pagesës
– Cash
– Transfertë bankare
– Kartë krediti ose debiti +1.5% e vleres si shpenzime bankare per
transaksionin e kryer.
– Transferim ndërkombëtar parash (Western Union, MoneyGram etj.) kostot dhe
komisjonet e transfertes mbulohen totalisht nga klienti.
- Anullimet
7.1. Në rast se Agjensia ka parashikuar një
numër minimal pjesëmarrësish për organizimin e paketës, atëherë ka të
drejtë të anullojë udhëtimin nëse ky numër nuk është arritur. Konsumatori do të
njoftohet për këtë anulim 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit.
7.2. Agjensia mund ta anullojë udhëtimin edhe për shkak të ndonjë
force madhore (termet, permbytje, sulm apo trazira politike ne destinacion apo
ne vend etj)
7.3. Agjensia eshte e detyruar te anulloje cdo pakete apo akomodim
te marre nga nje operator tjeter ne rastet kur realizimi i sherbimit eshte i
paarritshem per arsyet e poshtepermendura: a- falimentimi i kompanise ajrore me
te cilen eshte planifikuar fluturimi ne destinacion. b- per arsye lokale
mbyllja e hotelit ne te cilin eshte planifikuar qendrimi dhe strehimi i
klienteve ( ne raste piku te sezonit akomodimi eshte i pamundur ne hotele te
tjera). c- kur operatori organizator i turit per shkaqe te ndryshme nderpret
aktivitetin e tij ekonomik dhe juridik.
7.4. Në rastet e anullimeve nga ana e organizatorit apo agjensise
te lartpermendura, konsumatorit i njihen të drejtat e përcaktuara në pikën
10.3. të kësaj kontrate.
7.5. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa
penalitet deri në datën e komunikuar nga agjenti në varesi te paketës së
përzgjedhur.
7.5. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të
afateve te komunikuara, atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për
shpenzimet e kryera në varësi të ofertës përkatëse.
7.6. Kushtet e mesiperme te anullimit nuk do te meren parasysh per
te gjitha sherbimet e akomodimit apo te paketave turistike ne rastet kur bien
ndesh me kushtet e rezervimit te minutes se fundit, te shitjes se vendeve te
fundit, apo kur bien ndesh me kushtet e vecanta te hoteleve te cilat jane
pranuar nga klienti perpara se te rezervoje online.
- Transferimi i paketës nga konsumatori tek një person i tretë
8.1. Klienti ka të drejtë të transferojë
paketën tek një person i tretë jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes së
udhëtimit ose jo më pak se dy ditë nga moment i rezervimit.
8.2. Klienti mund ta transferoje rezervimi e tij tek nje i trete
brenda dy diteve pa asnje penalitet apo pagese shtese me kusht qe personi i
trete te kete te njejtat karakteristika si ai i meparshmi ( numer personash,
moshe femijesh nese ka).
8.3. Konsumatori ka detyrimin të njoftojë organizatorin për faktin
se ai e ka transferuar paketën e vet te një palë e tretë jo më vonë se 10 ditë
përpara nisjes së udhëtimit ose jo më pak se dy ditë nga moment i rezervimit
duke njoftuar emrat e saktë te udhëtarëve zëvendesues. Në rast të kundërt
transferimi nuk mund të kryhet. Gjithashtu klienti nuk mund te transferoje pa
konfirmimin e agjensise rezervimin e kryer kur numri i personave apo mosha e
femijeve (nese ka) eshte i ndryshem nga ato te rezervimit te pare i cili
konsiderohej i konfirmuar.
8.4. Konsumatori dhe personi i tretë të cilit i është transferuar
paketa e udhëtimit janë solidarisht përgjegjës për pagimin e çmimit
përfundimtar të paketës si dhe çdo kosto shtesë që rrjedh nga ky transferim.
8.5. Agjensia rezervon te drejten te aplikoje kushte te tjera
transferimi ne rast rezervimi te minutes se fundit apo te vendeve te fundit ne
pakete apo akomodim. Keto kushte duhet me doemos te jene pranuar nga klienti ne
momentin e rezervimit.
- Detyrimet e Agjensisë për informacionin parakontraktor
9.1. Përpara lidhjes së kontratës, përvec detyrimeve të përcakuara në nenin 47 të ligjit 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe detyrimeve të përmbajtura në pikën 3 të VKM nr. 65, datë 21.1.2009 “Për kontratat e paketave të udhëtimit”, agjensia i siguron konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to.
Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit
9.2. Përpara lidhjes së kontratës
Organizatori duhet t’i sigurojë konsumatorit edhe informacion për formalitetet
shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.
9.3. Përpara lidhjes së kontratës, organizatori duhet të njoftojë
konsumatorin, me shkrim, për të gjitha kushtet e kontratës, si dhe t’i japë
atij një kopje të këtyre kushteve.
- Detyrimet e organizatorit përpara nisjes së udhëtimit
10.1. Pas lidhjes së kontratës, por jo më vonë
se 1 ditë përpara udhëtimit, agjensia ka detyrimin të njoftojë me shkrim
konsumatorin për sa më poshtë:
10.1.1. Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të
përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një
përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjensitë vendore, të vendit që do të
vizitohet, të cilat mund t’i japin asistencë konsumatorit, nëse ndodhet në
vështirësi. Në rast mungese të agjensive të tilla vendore, konsumatorit duhet
t’i jepet një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që i
mundëson atij të kontaktojë agjensinë.
10.1.2. Oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave
lidhëse të udhëtimit, si dhe hollësi për vendet, që do të zihen nga udhëtari,
si kabina ose shtrati në anije, ndarjet e fjetjes në tren.
10.1.3. Kontratën e sigurimit që organizatori ka lidhur me një
shoqëri sigurimi, në përmbushje të kontratës së paketës së udhëtimit, sipas
pikës 14.3 të kësaj kontrate.
10.1.4. Për mundësimin e kontaktimit të drejtpërdrejtë me të
miturin ose me personin përgjegjës për të miturin, në vendin e qëndrimit, në
rast të udhëtimit ose qëndrimit jashtë Shqipërisë të të miturve. [Sipas rastit
nëse ka një të mitur në udhëtim]
10.1.5. Në rast se sigurimi shëndetësor në udhëtim nuk është i
përfshirë në çmimin përfundimtar të paketës së udhëtimit, agjensia i rekomandon
konsumatorit të lidhë një kontratë sigurimi e cila mbulon:
10.1.6. Kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast
aksidenti ose sëmundje.
10.2. Nëse përpara nisjes, Agjensia vëren se është e detyruar
të kryejë ndryshime të rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të
kontratës së paketës së udhëtimit, apo të rrisë çmimin në një masë më të lartë
se 5% të çmimit përfundimtar të rënë dakord mes palëve, duhet të njoftojë, sa
më shpejt të jetë e mundur, konsumatorin, për t’i mundësuar atij marrjen e
vendimeve të duhura dhe, në veçanti:
10.2.1. Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar
ndryshimet e bëra dhe ndikimin e tyre në çmim.
10.2.2. Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar
agjensinë brenda dy ditëve nga marrja e njoftimit por jo më vonë se dy ditë
përpara ditës se nisjes.
10.3. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata sipas
përcaktimeve të mësipërme, ose nëse, për çfarëdo shkaku, me përjashtim të
fajit/gabimit të konsumatorit, apo nëse organizatori anullon paketën përpara
datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta
të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:
10.3.1. Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një
cilësie më të lartë, kur agjensia është në gjendje t’ia ofrojnë.
10.3.2. Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi
më të ulët. Në një rast të tillë agjensia duhet t’i kompensojnë konsumatorit
diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anuluar dhe asaj të
ofruar.
10.3.3. Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas
kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së
njoftimit për heqjen dorë.
10.3.4. Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë
kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale,
përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 7, 12.1 dhe 12.2. të kësaj
kontrate.
- Detyrimet e agjensisë pas nisjes së udhëtimit
11.1. Organizatori detyrohet të përmbushë në
mënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që përmbahen në pikën 4 të
kësaj kontrate, pavarësisht se nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë
ngarkuar me detyrimet përkatëse.
11.2. Në rast se pas nisjes, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve
të kontraktuara nuk sigurohet, ose agjensia kupton, se nuk mund të sigurojë një
pjesë të rëndësishme të shërbimeve, që duhet të ofrohen, agjensia merr masa
alternative, të përshtatshme, pa kosto shtesë për konsumatorin, për vazhdimin e
paketës së udhëtimit, dhe kompenson konsumatorin për diferencën, ndërmjet
shërbimeve të parashikuara dhe atyre të siguruara realisht, në të kundërt konsumatori
mund të kërkojë kompensim për shpenzimet shtesë, që ka kryer.
11.3. Kur është e pamundur marrja e masave të duhura si më sipër,
ose kur këto masa, për shkaqe të arsyeshme, nuk janë të pranueshme nga
konsumatori, organizatori duhet:
11.3.1. T’i sigurojë atij, pa kosto shtesë, me një transport
ekuivalent, kthimin në vendin e nisjes ose në një pikë tjetër kthimi, për të
cilin konsumatori bie dakord.
11.3.2. Në të kundërt, agjensia detyrohet të dëmshpërblejë
konsumatorin për dëmet e shkaktuara.
- Kufizimet e përgjegjësisë së Agjensisë
12.1. Agjensia shkarkohet nga përgjegjësia për
të kompensuar ndonjë dëm pasuror apo jopasuror që ka pësuar konsumatori në
rastin kur anullon paketën e udhëtimit për shkak:
12.1.1. Se nuk është arritur numri minimal dhe konsumatori ka qenë
informuar siç duhet nga agjensia për anulimin brenda afatit të përcaktuar në
pikën 7.1 të kësaj kontrate;
12.1.2. Të forcës madhore.
12.2. Organizatori nuk është përgjegjës në rast se mospërmbushja e
plotë ose e pjesshme e detyrimeve të tij rrjedhin për shkak të:
12.2.1. veprimeve të konsumatorit;
12.2.2. veprimeve të një pale të tretë, që nuk ka lidhje me ofrimin
e shërbimeve të kontraktuara, të cilat janë të paparashikuara ose të
pashmangshme;
12.2.3. një rrethane të një force madhore ose një ngjarjeje, të
cilën organizatori dhe/ose nënkontraktorët e tij, me gjithë kujdesin e duhur,
nuk mund ta parashikonin a ta parandalonin.
12.2.4. Agjensia nuk eshte pergjegjese nese sherbimi i mare nga nje
operator apo hotel publikon dhe posedon kushte dhe detyrime qe bien ndesh me
ato te pergjithshme te publikuara nga LUX TRAVEL AGENCY. Ne rast te nje
rezervimi te ndonje hoteli apo vile etj, perparesi kane kushtet e vecanta te
hotelit apo viles etj, me pas vijne kushtet e pergjithshme te publikuara nga
agjensia. Asnje rezervim nuk mund te perfundohet me sukses nga secili klient pa
konfirmuar kushtet dhe detyrimet e atij rezervimi, kjo eshte e siguruar dhe
ruajtur teknikisht ne faqen tone online.
- Të drejtat dhe detyrimet e klientit
13.1. Klienti është i detyruar të paguajë
çmimin përfundimtar sipas mënyrave dhe kushteve të përcaktuara në kontratë
13.2. Klienti është i detyruar të paguajë kompensim ndaj
organizatorit në rast se nuk respekton afatet e anulimit sipas përcaktimeve të
pikës 7 të kësaj kontrate.
13.3. Heqja dorë e klientit nga kontrata, sipas pikave të
mësipërme, bëhet me shkrim tek agjensia ose nepermjet postes elektronike
tek luxtravela@gmail.com përpara nisjes.
13.4. Ndonjë detyrim tjetër sipas rastit, rrethanave dhe politikave
të agjensise si p.sh: Klienti është i detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe
sipas rregullave ligjore, administrative dhe etike të vendit pritës ku
organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit, në rast të kundërt ai
detyrohet të dëmshpërblejë agjensinë për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi
i këtij detyrimi.
13.5. Konsumatori ka detyrimin të njoftojë me shkrim, ose në një
mënyrë tjetër të përshtatshme teknike që siguron mundësinë për riprodhim, për
çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në
vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjensinë, me mundësinë më të parë.
13.5.1. Në këtë rast furnizuesi i shërbimit në fjalë dhe agjensia
apo përfaqësuesi vendor duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme, për të
kënaqur konsumatorin, brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe të
gjejnë zgjidhjen e përshtatshme.
13.6. Konsumatori ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimet sipas
përcaktimeve të kësaj kontrate.
- Ndihma e detyruar dhe Sigurimi
14.1. Në rast se konsumatori ndodhet në
vështirësi për shkak të mospërmbushjes së plotë a të pjesshme të kontratës jo
për faj të agjensisë, sipas parashikimeve të pikës 13.2.2. dhe 12.2.3. të kësaj
kontrate, atëherë organizatori i paketës së udhëtimit detyrohet t’i japë
ndihmën e menjëhershme konsumatorit në vështirësi.
14.2. (Sipas rrethanave dhe politikave të organizatorit, p.sh.:
Ndihma konsiston në dhënien e udhëzimeve, direksioneve, orientimeve
gjeografike, adresave të ndryshme të institucioneve të ndihmës së shpejtë,
shëndetsore apo konsulatave si dhe çdo veprim tjetër të përshtatshëm me
rrethanat e rastit.)
- Ankesat
15.1. Përfshirë rastin e përcaktuar në pikën
13.6. të kësaj kontrate, konsumatori ka të drejtë të ankohet tek agjensia, për
çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej një ditësh nga përfundimi i
udhëtimit.
15.2. Agjensia detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë
përgjigje brenda afatit prej dy ditësh nga marrja dijeni për ankesën.
- Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
16.1. Palët në kontratë do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptim çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre, në rast të kundërt i drejtohen ndërmjetësimit, arbitrazhit etj. ose juridiksionit gjyqësor.
- Baza Ligjore
17.1. VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për
kontratat e paketave të udhëtimit”.
17.2. Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e
Konsumatorëve” i ndryshuar.
17.3. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin”.