Pas shumë udhëtimesh dhe aventurash, Lux Travel Agency erdhi në jetë si fryt i pasionit për të eksploruar botën, pasion me të cilin ne duam të frymëzojmë të gjithë ju duke ndarë eksperiencën tonë.

“Ne do ju ndihmojmë t’i dhuroni vetes kënaqësinë e të udhëtuarit dhe të pushuarit në cilësinë dhe çmimin më të mirë!”

Aftësia e agjentëve tanë për të qënë 24/7 në dispozicion të klientëve, është ajo çka e diferencon Lux Travel nga ofruesit e tjerë të shërbimeve ne treg.

Disponibiliteti ynë, ju ofron mundësinë për të kaluar momente të paharrueshme relaksi në destinacione të panjohura, me qëllim eksplorimin e tyre, pasi dedikimi ynë në planifikimin e udhëtimit tuaj deri në detajin më të vogël, është koncepti mbi të cilin Lux Travel është krijuar.

Motoja jonë është: JU e ëndërroni, NE e konkretizojmë…!