POLITIKA E PRIVATËSISË

Në këtë dokument përshkruhen mjetet dhe mënyrat e administrimit të kësaj faqe interneti në lidhje me përpunimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë faqen e internetit të “Lux Travel Agency”.

Informacioni i mëposhtem, vjen në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe rregulloreve të brendëshme te Lux Travel Agency të detyrueshme për zbatim, për ta bërë veprimtarinë e “Lux Travel Agency” në përputhje me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale të personave që përdorin shërbimet e agjensisë të ofruara nëpërmjet internetit, të arritshme në faqen e internetit : http://www.luxtravel.al/ që është edhe adresa zyrtare e internetit të agjensisë. Përvec sa më sipër, ky dokument mbështetet gjithashtu edhe në Rekomandimin 2/2001 të miratuar nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale për të identifikuar kërkesat minimale për mbledhjen e të dhënave personale nëpërmjet internetit. Të dhënat jepen vetëm për faqen www.luxtravel.al dhe jo për faqe të tjera të cilat vizitohen nga përdoruesi nëpërmjet lidhjeve të tjera. Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale është “Lux Travel Agency”, rr.Pjetër Budi,Tiranë,Nr., P.O. Box 1010

MËNYRA E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Përpunimi i të dhënave në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet internetit nga kjo faqe menaxhohet nga stafi teknik i zyrës përgjegjëse për trajtimin e të dhënave. Asnjë informacion që rezulton nga shërbimi nëpërmjet internetit nuk komunikohet ose shpërndahet. Të dhënat personale që japin përdoruesit të cilët kërkojnë dokumente përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i transmetohen palëve të treta vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim.

LLOJET E TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN

Të dhëna për kërkime në faqen e internetit Sistemet TIK (sistemet e Teknologjise se Informacionit she Komunikimit) dhe procedurat për softuerin, përgjegjëse për funksionimin e kësaj faqe interneti marrin, në kuadrin e operimit të zakonshëm dhe vetëm për periudhën e lidhjes, të dhëna personale, transmetimi i të cilave ndodh gjatë përdorimit të protokolleve të komunikimit nëpërmjet internetit. Këto të dhëna nuk merren për të vendosur lidhje me palët e identifikuara, por sipas natyrës së tyre, nëpërmjet përpunimit ose lidhjes me informacionin dhe të dhënat e palëve të treta, ato mundësojnë identifikimin e përdoruesve. Kjo kategori përfshin adresat e IP-së ose domenin e kompjuterëve të cilat përdoren nga personat që hyjnë në këtë faqe, adresat e Identifikuesit të Burimit Uniform (URI) për burimet e kërkuara, kohën e kërkesës, metodën e përdorur për paraqitjen e kërkesës në server, madhësinë e dosjes së marrë në përgjigje, numrin e kodit që përcakton statusin e përgjigjes së dhënë nga serveri (në rregull, gabim, etj.) si dhe parametrat e tjerë në lidhje me sistemin operativ dhe mjedisin e TI të përdoruesit. Ky informacion mund të përdoret për përcaktuar përgjegjësitë në rast se do të kryhen krime të mundshme të teknologjisë së informacionit për të dëmtuar faqen e internetit: pa paragjykuar këtë përdorim, të dhënat aktuale për kontaktet e faqes së internetit nuk qëndrojnë për më shumë se shtatë ditë. Të dhënat që jepen në mënyrë vullnetare nga përdoruesi Të gjitha email-et fakultative, eksplicite dhe të dërguara me dëshirë në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur në përgjigje të kërkesave si dhe për çdo të dhënë tjetër personale që përmban email-i.

MASAT E SIGURISË, DHE TË RUAJTJES SË KONFIDENCIALITETIT

Lux Travel Agency garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të dhënave në serverin e faqes së internetit të Lux Travel Agency, zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e parashikuara nenet 27 dhe 28 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale “. Përpunimi i të dhënave personale për të dërguar materiale reklamimi ose informacion komercial për shitjen e produkteve ose shërbimeve nga Lux Travel Agency kërkon pëlqimin paraprak të dërguesit. Në faqen e internetit të agjensisë do të paraqiten ose prezantohen në mënyrë progresive përmbledhje specifike të cilat përgatiten për shërbime të veçanta që mund të kërkohen.

KUKIT (COOKIES)

Nga faqja e internetit nuk merret asnjë e dhënë personale e përdoruesve. Kukit (cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale dhe asnjë kuki e çdo lloji, e ashtuquajtur e vazhdueshme, si dhe asnjë sistem tjetër nuk përdoret për të ndjekur përdoruesit. Përdorimi i kuki-ve të ashtuquajtura të sesionit (të cilat nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe shpërbëhen kur mbyllet shfletuesi i faqes së internetit) kufizohet në mënyrë rigoroze në transmetimin e të dhënave për identifikimin e sesionit (i përbërë nga numra të rastësishëm që gjenerohen nga serveri) të cilat nevojiten për të mundësuar kërkimin e sigurt dhe efikas në faqen e internetit. Kukit e ashtuquajtura të sesionit që përdoren në këtë faqe përbëjnë një alternativë të përdorimit të teknikave të tjera të TIK të cilat mund të cënojnë konfidencialitetin e kërkimit të përdoruesve dhe nuk lejojnë marrjen e të dhënave të identifikimit personal të përdoruesit.

MJETET E PËRPUNIMIT

Të dhënat personale trajtohen me instrumente të automatizuara vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara.

RUAJTJA DHE TRANSFERIMI I TE DHENAVE

Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qëndrimin e klientit. ” Lux Travel Agency ” në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në database të tyre të dhënat e klientëve, të cilët rezervojnë nëpërmjet faqeve online të kompanisë. ” Lux Travel Agency” garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnitorë. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurtë të” Lux Travel Agency “. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren edhe nga agjencitë partnere të ” Lux Travel Agency “. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.

TË DREJTAT E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE

Personat, të dhënat personale të të cilëve trajtohen, kanë të drejtë të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre, të verifikojnë saktësinë ose përfshirjen e kërkesës, përditësimin ose korrigjimin në bazë të nenit 13 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Në zbatim të të njëjtit nen, palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anulimin, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre të tij. Në përputhje me nenin 16 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, subjekti I të dhënave gëzon të drejtën e ankimit në rast se pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm në lidhje me të dhënat personale. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, Lux Travel Agency nuk do të kryejë ndryshime në të dhënat e tij personale deri në dhënien e vendimit. Kërkesat duhet të drejtohen në adresën luxtravela@gmail.com ose dërgohen në pranë “LuxTravel Agency”, rr.Pjetër Budi,Tiranë,Nr., P.O. Box 1010, Shqipëri. Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, i cili do të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme. Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara më sipër.