DETAJET E TURIT
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Nisë. Nisja nga Tirana në orën 12.15. Mbërritja në Nisë në orën 14.15. Nisja për në Marsejë. Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Mbrritje në Marsejë. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde,  Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Nisë. Ndalesë e shkurtër në Cassis, Port peshkatarësh Mesdhetar, Vazhdimi Udhëtimit, Ndalesë e shkurtër në Ciotat, Vazhdimi Udhëtimit. Ndalesë e shkurtër në Toulon, Port Ushtarak i Francës. Vazhdimi Udhëtimit. Ndalesë e shkurtër në Hyeres, qytezë nga Mesjeta. Vazhdimi udhëtimit. Ndalesë e shkurtër në Saint Tropez, Qyteza e Famshme e Bregdetit francez. Vazhdimi i Udhëtimit, Ndalesë në Frejus, qytezë nga Perandoria Romake. Vazhdimi i udhëtimit, Ndalesë e shkurtër në Cannes, qyteti ku zhvillohet Festivali Kinemasë. Vazhdon udhëtimi. Ndalesë e shkurtër në Antibes, Qyytezë Port jahtesh. Vazhdimi i udhëtimit për në Nisë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Paradite të lirë. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë – Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14.50. Mbrritja në Tiranë në orën 16.45.
 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë –  Nisë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x25cm). (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.