NIRVANA DOLCE VITA 5* - 7 Days

nirvana

Vendndodhja:
Amara Dolce Vita ka nje vendndodhje ideale, aty ku malet Taurus bashkohen me Mesdheun,
brenda nje parajse te fshehte rrethuar nga pyje me pisha. Resorti ndodhet vetem
2 km larg nga qendra e Tekiroves, 18 km nga Kemeri, 58 km nga Antalya dhe 75 km
nga aeroporti i Antalya.

Akomodimi:
Amara Dolce Vita ofron per bujtesit e vet 700 dhoma te bollshme te dekoruara me stil
dhe pajisur me orendite me moderne.

Koncepti i Dhomave:
Te gjitha dhomat jane projektuar me arkitekture te veçante dhe jane te pajisura me: sistem
elektronik te dyerve, alarm antizjarri, maksibar, pajisje per kafe dhe çaj, TV
LCD, kanale televizive kombetare dhe nderkombetare HD, DVD, telefon si ne dhome
ashtu edhe ne banje, ajer te kondicionuar qendror (i cili komandohet nga
menaxhimi i hotelit ne varesi te kushteve metereologjike), krevat matrimonial
ose dy shtreter te ndare, kasaforte elektronike, ballkon, set tavoline dhe
karrike ne ballkon, tharese flokesh, pasqyre dhe set make-up, raft per
valixhet, set Burtini, peshqir trupi dhe pantofla per te rritur, peshqir trupi
dhe pantofla per femije, Wi-Fi falas.

Sherbime pa pagese ne dhome: Kasaforta elektronike, krevat per bebe (me kerkese),
vaske per bebe (me kerkese), nderrimii carcafeve dhe rregullimi i shtreterve behet perdite,
nderrimi I peshqireve behet perdite, pastrimi i dhomes perdite, maksibari mbushet nje here ne dite,
pajisja per kafe dhe caj mbushet nje here ne dite.

Hoteli disponon disa tipe dhomash:
Dhoma Club Standard (me pamje nga parku): Hoteli ka 382 dhoma te tilla me
siperfaqe 40m2, te vendosura ne godinen Club. Dhomat kane 1 dhome gjumi (me
krevat matrimonial ose dy shtreter te ndare), banje, 1 dhome garderobe ose
garderobe dhe ballkon. 21 prej ketyre dhomave komunikojne me dyer te brendshme
dhe mund te perdoren si dhoma familjare.
Dhoma Club Suite (me pamje nga parku): Hoteli ka 2 suita te ketij tipi me
siperfaqe 65m2, te vendosura ne godinen Club. Suitat kane 1 dhome gjumi me
krevat matrimonial nje dhome ndenjje, 1 banje me Jacuzzi 1 dhome garderobe dhe verande.
Dhoma per persona me aftesi te kufizuara (me pamje nga parku): Hoteli ka 4 dhoma te
tilla me siperfaqe 40m2, te vendosura ne godinen Club. Dhomat kane 1 dhome
gjumi dy shtreter te ndare, 1 banje me pajisje te vecanta per ta, dyer te gjera
dhe 1 dhome garderobe.
Dhoma Standard Deluxe (179 Dhoma me pamje nga deti dhe 94 Dhoma me pamje nga
parku):
Hoteli ka 273 dhoma Standard Deluxe me siperfaqe 40m2, te vendosura ne godinen Deluxe.
Dhomat kane 1 dhome gjumi (me krevat matrimonial ose dy shtreter te ndare),
banje, 1 dhome garderobe ose garderobe dhe ballkon. 20 prej ketyre dhomave komunikojne
me dyer te brendshme dhe mund te perdoren si dhoma familjare.
Deluxe Junior Suite (me pamje nga deti): Hoteli ka 17 suita te ketij tipi me
siperfaqe 63m2, te vendosura ne godinen Deluxe. Dhomat kane 2 dhoma: 1 dhome
gjumi me krevat matrimonial dhe nje dhome ndenjeje qe komunikojne me dyer te
brendshme, 1 banje dhe ballkon.
Dhome familjare Deluxe (me pamje nga deti): Hoteli ka 5 dhoma te
ketij tipi me siperfaqe 70m2, te vendosura ne godinen Deluxe. Dhomat kane 2
dhoma: 1 dhome gjumi me krevat matrimonial dhe nje dhome gjumi me nje krevat te
ndare qe komunikojne me dyer te brendshme, 1 banje dhe ballkon.
Deluxe Suite (5 me pamje nga deti dhe 2 me pamje nga parku): Hoteli ka 7 suita te
ketij tipi me siperfaqe 80m2, te vendosura ne godinen Deluxe. Keto suita kane 1
dhome gjumi me krevat matrimonial, nje dhome ndenjeje, studio, kuzhine te
stilit amerikan, banje, dhome garderobe dhe verande (disa prej dhomave per
shkak te arkitektures nuk kane kuzhine).
Deluxe Major Suite (me pamje nga deti): Hoteli ka 2 suita te
ketij tipi me siperfaqe 175m2. Keto suita kane 2 dhoma gjumi me krevat
matrimonial qe komunikojne me dyer te brendshme, dhome ndenjeje, kuzhine te
stilit amerikan (vetem ne njeren prej suitave), dhome garderobe, Jacuzzi, 2 banja,
dhe verande 75m2.

Vilat:
Villa Grand (me pamje nga deti): Hoteli ka 3 vila dykateshe te ketij tipi me
siperfaqe 380m2 te cilat kane pishine personale me ngrohje, te vendosura ne
zone te vecuar afer detit. Vila ka 4 dhoma gjumi me krevat matrimonial ne katin
e siperm dhe kuzhine te stilit amerikan/dhome ngrenjeje, dhome ndenje, dhome
fitness, sauna dhe dhomen e personit te sherbimit ne katin perdhes. Po ashtu
vila ka edhe verande.
Villa Deluxe (me pamje nga deti): Hoteli ka 5 vila dykateshe te ketij tipi me siperfaqe 230m2
te cilat kane pishine personale me ngrohje, te vendosura ne zone te vecuar afer
detit. Vila ka 2 dhoma gjumi (njera me krevat matrimonial dhe tjetra me dy
krevate te ndare) ne katin e siperm dhe 1 dhome gjumi me krevat matrimonial, kuzhine
te stilit amerikan/dhome ngrenjeje dhe dhome ndenjje ne katin perdhes. Po ashtu
vila ka edhe verande.
Villa Superior: (me pamje nga parku): Hoteli ka 10 vila dykateshe modernr te
ketij tipi me siperfaqe 220m2, te ndertuara ne bllok (dy shtepi me hyrje te
ndryshme nga njera tjetra) te cilat kane pishine personale. Kati i siperm ka: 2
dhoma gjumi me banje me vete. Keto dhoma kane edhe hapesira ndenjeje dhe
ballkone te bollshem. Kati perdhes ka: kuzhine te stilit amerikan/dhome
ngrenjeje dhe dhome ndenjje, dhome gjumi dhe banjo.

Restorante dhe bare:
Ne restorantin qendror dhe ne 10 restorantet A la Carte te hotelit do te gjeni sherbim
cilesor, ushqim te gatuara me kujdes dhe shumellojshmeri. Restoranti qendror ka
tre zona te dekoruara ndryshe, nje pub irlandez dhe bar.

Facilitete dhe sherbime: Aktivitete te perditshme, lojera speciale, aktivitete kulturore,
mbremje muzikore, muzike live, karaoke, kurse kercimi, disko, dart, boccia, parti ne plazh dhe kopesht,
akuapark, minilibrari, internet kafe, miniklub (per moshat nga 04 – 12 vjec),
pishine per femije, kend lojrash per femije, minidisko, 9 fusha tenisi (6 nga
te cilat jane fusha per profesionist) te ndricuara, basketboll, volejboll ne
plazh, minifutboll, akupark, aerobi, gjimnastike, gjimnastike ne uje, water
polo, ping – pong, wind surf (kerkohet certificate), water bike, kanoe, joga,
lojera elektronike, banjo turke, sauna (ne qendren e Spa ), banjo me avull,
jakuzi.
Sherbime me ekstra pagese: Masazhe te ndryshme, wellness centre, trajtime te ndryshme te trupit dhe lekures, spa, hidroterapia. 

You can send your enquiry via the form below.

NIRVANA DOLCE VITA 5*