CRYSTAL PRESTIGE ELITE(EX.AMARA) 5* - 7 Days

amaara

AMARA PRESTIGE *****


Vendndodhja:

Amara Prestige eshte nje hotel me 5 yje. Eshte i lokalizuar ne Goynuk, 9 km larg nga Kemer, 45 km Larg nga qendra e Antalias dhe 50 km larg nga Aeroporti i Antalias.50 m larg plazhit i lidhur me nje ure nga plazhi i tij privat prej rere dhe guralecesh.


Rreth hotelit:

Hoteli ka ne total 462 dhoma:

Dhoma Standarte: Hoteli ka 256 dhoma standarte, (32 m2, max 4 pers), 8 dhoma per persona me aftesi te kufizuara (32 m2, max 2 pers)

Dhoma Superiore: Hoteli ka 10 dhoma superiore (67 m2, max 4 pers),

Dhoma Duplex: Hoteli ka 95 dhoma duplex (47 m2, max 3-6 pers),

Dhoma Duplex Superiore: Hoteli ka 2 dhoma superior duplex (137 m2, max 6 pers),

Dhoma Familjare: Hoteli ka 16 dhoma familjare (54 m2, max 6 pers),

Dhoma Familjare Superiore: Hoteli ka 10 dhoma familjare superiore (54 m2, 6 pers),

Suita Junior: Hoteli ka 7 suita junior (81 m2, max 4-6 pers),

Suita: Hoteli ka 24 suita (100 m2, max 6 pers),

Suita Superiore: Hoteli ka 6 suita superiore(130 m2, max 4 pers),

Suita Junior Royal: Hoteli ka 4 Junior Royal Suites (100 m2, max 8 pers),

Suita Royal: Hoteli ka 3 Royal Suites (226 m2, max 8 pers),

Suita Royal me pishine: Hoteli ka 1 Pool Royal Suite (152 m2, max 6-8 pers)

Vila me pishine: Hoteli ka 20 pool houses (84 m2, max 6 pers).

Te gjitha dhomat jane te pajisura me ballkon, minibar, TV, hapje e deres me karte elektronike, tualet, kasaforte, dysheme me tapet ose me qeramike.

Hoteli ka nje pishine te jashtme gjigande e cila ze nje hapesire prej 4000 metra katrore.
Ne total hoteli ka 9 pishina, 2 prej te cilave jane te brendshme.

Restorantet dhe Baret:

Hoteli perveç Restorantit kryesor, ka edhe 5 Restorante A La Carte me te cilet ofrojne gatime te kuzhinave italiane, turke, kineze, japoneze si edhe gatime me prodhime deti. Per te konsumuar ne keto restorante eshte i nevojshem rezervimi. Hoteli ofron edhe vakte te ndermjetme dhe emblesira.

Hoteli ka 8 Bare dhe nje Irish Pub.

Per femije:

Hoteli  per femijet ofron Mini club, kend lojrash, mini kinema, menu e posaçme per femije ne dreke dhe ne darke, pishine te brendshme dhe te jashtme.


Aktivitete dhe sherbime :
Hoteli ofron aktivitete te ndryshme gjate dites. Basketboll, volejboll, shetitje, aerobi, gjimnastike ne uje, mesime vallzimi, vrapim.muzike live, shfaqje, mbremje buze detit, nata turke, aktivitete per femije 4-12 vjec, pishine per femije, tenis, salle konferencash, bowling, kend lojrash per femije, restorant, TV me satelit, lehtesira per invalidet, ashensore, lojra fati, pishine e hapur, parkim, sauna, palester, dyqane, jakuzzi, banja me avull, pishine me uje te ngrohte, snack bar

You can send your enquiry via the form below.

CRYSTAL PRESTIGE ELITE(EX.AMARA) 5*